E lë i dashuri pas 7 vjetësh, ja ç’bën (FOTO)

Pas një ndarjeje të dhimbshme nga partneri, shumë femra besojnë se ato kurrë nuk do ta rigjejnë dashurinë. Por, për një 48 vjeçare  kjo gjë ka qenë e lehtë.

Bota

21/02/2016 15:45

Barbarella Buchner, projektuese e ueb-faqeve, ka gjetur dikë tjetër pas lidhjes së saj 7 vjeçare. Ajo tashmë  beson se ka gjetur lumturinë, shoqërinë dhe përmbushjen emocionale me … macet e saj.

Barbarella mendon se ka gjetur jo një, por dy shpirtra binjakë, dy maçokët e saj, Spider dhe Lugosi. Përkushtimi i saj për ta është aq i fortë saqë, 10 vjet më parë ajo madje u martua me maçokët në një ceremoni që u shfaq në internet.

“Ata janë të dashuritë e jetës sime. Unë nuk kam asnjë keqardhje dhe nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit”, thotë 48 vjeçarja.

Barbarella ka qenë gjithmonë e dashuruar mbas kafshëve. “Kur isha fëmijë isha e rrethuar nga macet”, thotë ajo. Ato ishin kafsha ime e preferuar”.

Holy-catrimony-Woman-marries-her-two-cats

Holy-catrimony-Woman-marries-her-two-cats (1)

Holy-catrimony-Woman-marries-her-two-cats (2)