E largoi vitin e kaluar pasi u përplas me të, shikoni çfarë thotë tani Allegri për Bonuccin

Massimiliano Allegri ka folur për rikthimin e Leonardo Bonuccit te Juventusi.

Sport

02/08/2018 14:27

Ai e konsideron Bonuccin si lojtar të rëndësishëm, përcjellë “Lajmi.net”.

Atij i vjen shumë keq që nga skuadra është larguar Caldara, i cili ishte pjesë e operacionit dhe iu bashkua Milanit.

“Bonucci kthehet tek ne pas një viti. Ai është një lojtar i rëndësishëm”, deklaroi Allegri.

“Më vjen keq për Caldaran, sipas meje ai me Romagnolin e Ruganin janë tre mbrojtësit e rinj më të mirë në Itali. Për këtë arsye më vjen keq që e humbëm”.

“Higuain? E falënderoj ngrohtësisht për këto dy vjet ku ai dha gjithçka. Milani e ka marrë një sulmues të madh”, shtoi ai. /Lajmi.net/