E la të birin një vit pa iPhone, ja çfarë i ndodhi fëmijës

E shqetësuar nga fakti se djali i saj shpenzonte shumë orë në rrjetet sociale me iPhonen e tij, kjo mama mori një vendim ekstrem ndaj të birit.

Lifestyle

19/03/2018 20:52

Megjithëse kishte shumë vështirësi, ajo arriti që për një vit t’ia hiqte krejtësisht telefonin fëmijës së saj.

Pas një viti pa telefon mamaja ka vetëm këtë për të thënë: O zot jam e mahnitur, e shokuar nga ndryshimi që pësoi im bir. Pas 7 javësh filloi të bëhej më llafazan, më social, mësonte më shumë dhe kishte më shumë shokë.

Unë besova te ndryshimi i djalit tim dhe ai erdhi. Inkurajoj çdo mama që të paktën një ditë në javë, t’ia heqë fëmijës smartphone, ai po na i shkatërron fëmijët pa e vënë re ne.