E konfirmuar: Ylli i Hoffenheim kërkon t’i bashkohet Bayernit

Sandro Wagner dëshiron të transferohet te Bayern Munich.

Sport

16/11/2017 22:15

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Hoffenheim.

Julian Nagelsmann ka konfirmuar se sulmuesi Wagner dëshiron t’i bashkohet Bayern Munich, përcjell lajmi.net.

Wagner ka dalë nga akademia e Bayernit, për t’u transferuar pastaj te Duisburg n vitin 2008. Pas luajti për katër skuadra të ndryshme, ai sezonin e fundit u transferua në Hoffenheim, për t’u shndërruar në lojtar kryesor.

“Ai rrjedh nga akademia e Bayernit që është edhe klubi i tij i fëmijërisë. Sandro nuk është më fëmijë dhe unë nuk jam i zemëruar me të”, deklaroi trajneri i Hoffenheimit duke konfirmuar dëshirën e gjermanit për ta veshur fanellën e bavarezëve./Lajmi.net/