E konfirmuar shkencërisht: Shafrani mund t’i zëvendësojë këto ilaçe – Lajmi.net
E konfirmuar shkencërisht: Shafrani mund t’i zëvendësojë këto ilaçe
Autori: Lajmi.net LifestyleRecetaShëndeti 12:25, 9 February 2017
Shafrani është ndër bimët më të hulumtuara tërësisht gjatë ditëve të sotme. Vetitë mjekësore dhe komponentët e vet kanë qenë subjekt i mbi 5600 hulumtimeve dhe studimeve biomjekësore.

Sipas Sayer Ji nga GreenMedInfo, projekti i tyre pesë-vjeçar me hulumtime të ndryshme, ka zbuluar se shafrani mund të shërbejë për parandalimin e 600 sëmundjeve të ndryshme, e gjithashtu i sjell 175 efekte të ndryshme psikologjike, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh densitetin e hulumtimeve për shafranin, nuk është e çuditshme që një numër i madh i tyre kanë konkluduar se kjo bimë mund të krahasohet me shumë ilaçe mjekësore, duke i përfshirë:

Lipitorin/Atorvastatin (ilaçe për kolesterolin)

Një studim i vitit 2008, i publikuar në revistën “Drugs in R & D”, ka zbuluar se përbërësit e shafranit mund të krahasohen shumë lehtë me ilaçet si atorvastatina (emri në treg: Lipitor), pasi që edhe shafrani ndikon në zvogëlimin e inflamacionit dhe stresit oksidativ në pacientët që vuajnë nga tipi 2 i diabetit.

Corticosteroidet (ilaçe për steroide)

Një studim i vitit 1999 kishte zbuluar se polifenoli që gjendet në shafran, apo pigmenti i njohur si curcumina, mund të krahasohet lehtë me steroidet sa i përket menaxhimit të uveitsit anterior kronik, sëmundje e inflamacionit të syve.

 Ndërsa, një studim i publikuar në vitin 2008 ka zbuluar se curcumina mund të krahasohet lehtë me ilaçin corticosteroid si një terapi alternative për ruajtjen nga lëndimet që ndërlidhen me transplantimet e mushkërive.

Prozacun/Fluoxetinen dhe Imipraminen (ilaçe antidepresuese)

Një studim i vitit 2011, i publikuar në revistën “Acta Poloniae Pharmaceutica”, ka zbuluar se curcumina (përbërësi kryesor i shafranit) mund të krahasohet favorshëm me ilaçet të cilat kanë për qëllim zvogëlimin e sjelljeve depresuese.

Vlen të ceket se studimi është kryer vetëm te kafshët, jo te njerëzit.

Aspirinën (ilaç për hollimin e gjakut)

Curcumina ka efekte kundër trashjes së gjakut, njëjtë sikurse aspirina – që do të thotë se shafrani mund të jetë i mirë për pacientët që janë më të prirë nga tromboza vaskulare. /Telegrafi/

Fjalët kyçe: Ilaç, Shafran

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Berry Rush
  • Play Urban Basketball
  • Play Rock Wheels