E konfirmuar: Kosova e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Serbisë – Lajmi.net
E konfirmuar: Kosova e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Serbisë
Autori: Lajmi.net SportSporti VendorTë tjera 16:55, 23 March 2018
Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll për femra e ka fituar me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Serbisë.

Ishte Qeveria e Serbisë që mori vendimin që të ndalojë zhvillimin e ndeshjes duke iu referuar çështjeve të sigurisë.

Ndeshja është dashur të luhet në Qendrën Sportive “Kovilovo” në afërsi të Beogradit. Në kohën kur përfaqësuesja jonë po bëhej gati për ndeshje u bë i ditur vendimi që ndeshja nuk zhvillohet.

Atmosfera në përfaqësuese është shumë e mirë, vajzat janë të qeta, komode dhe në disponim.

Sigurimi në këtë qendër është në nivel të lartë dhe nuk ka ndonjë shqetësim për sigurinë e vajzave. Kosova të shtunën e të dielën duhet t’i luajë dy ndeshjet tjera në grup në kuadër të kualifikimeve për botëror. Norvegjia e Sllovakia janë rivalët e Kosovës.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO