E konfirmuar: Juve afër transferimit të Emre Can

Juventus janë të bindur se do të jenë në gjendje të kompletojnë transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.

Sport

19/05/2018 15:55

24 vjeçari që ka humbur vendin në Kupën e Botës me Gjermaninë, ka kontratë me Liverpoolin deri në fund të sezonit, ndërsa ka qenë i lidhur me një kalim te Juventusi prej kohësh.

Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, është i bindur se ky transferim është afër për t’u realizuar.

“Ne jemi optimistë për një fund pozitiv të bisedimeve me Emre Can”, ka deklaruar për Mediaset Premium Beppe Marotta.

“Ne shpresojmë të nënshkruajmë me të pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve”./Lajmi.net/