E konfirmon Ujkani: Ndeshja mes Kroacisë dhe Kosovës nuk do të vazhdohet nesër

Samir Ujkani ka konfirmuar se ndeshja mes Kroacisë dhe Kosovës nuk do të zhvillohet nesër.

Sport

02/09/2017 22:11

Kapiteni për Supersport Kosovën, ka thënë se nesër FIFA dhe dy federatat respektive do të vendosin se kur do të zhvillohet ndeshja.

“FIFA dhe dy federatat nesër do të vendosin për ditën se kur do të zhvillohet ndeshja”, ka deklaruar Ujkani.

Tani Kosovës i mbetet të përgatitet për ndeshjen me Finlandën, që e zhvillon në ‘Loro Boriçi’ më 5 shtator./Lajmi.net/