E konfirmon policia: Dy të lënduar në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Në magjistralen Prishtinë-Gjilan ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy vetura. Aksidenti ka ndodhur rreht orës 15 dhe këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Lajme

18/09/2018 17:25

”Mund ta konfirmoj se ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve. Nga ky aksident dy persona kanë mbetur të lënduar. Ka edhe dëme të konsiderueshme material. Nuk e dijmë ende se sa ka qenë numri i përgjithshëm i personave në vetura mirëpo ekipet tona ende gjenden në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hashani./Lajmi.net/