E KONFIRMON, Instituti Kombëtar i Kancerit në SHBA: Marihuana vret qelizat e kancerit

Këto të dhëna janë të 20 viteve të fundit dhe të cilat janë mbledhur nga kompanitë e sigurimee shëndetësore, spitaleve, dhe institucioneve që merren me mbajtjen e statistikave. /lajmi.net

Lifestyle

01/09/2015 08:50

Shumë shtete në SHBA tani e tutje do të jenë edhe një hap më afër legalizimit të përdorimit tv marihuanës, veçanërisht tani pasi Instituti Kombëtar i Kancerit (NCI) ka freskuar informacionet në uebfaqen e tyre duke përfshirë këtu edhe publikimin e studimeve të cilat e vërtetojnë se kanabisi është kurë natyrale kundër kancerit.

Në këto studime publikohen fakte të cilat paraqesin se si kanabisi suksesshëm shkatërron qelizat e kancerit, duke bllokuar rritjen e tyre, dhe në të njejtën kohë mbrojtjen e qelizave normale.
Të dhënat nga NCI mund t’i gjeni këtu.

Përveç këtyre detajeve (NCI) ka publikuar edhe një statistikë me të dhëna të freskëta për shkaktarët e vdekjeve (duke përfshirë; duhanin, medikamentet, alkoolin, dhe në fund marihuanën) e që dallimi mes katër të parave dhe asaj të fundit është tërësisht i madh:
– Vdekjet nga duhani 340.000 – 350.000
– Medikamentet legale 14.000 – 27.000
– Alkooli + 150.000
– Drogat tjera ilegale 3.800 – 5.200
– Marihuana 0

Këto të dhëna janë të 20 viteve të fundit dhe të cilat janë mbledhur nga kompanitë e sigurimee shëndetësore, spitaleve, dhe institucioneve që merren me mbajtjen e statistikave. /lajmi.net