E konfirmon Afërdita: Po bëhem nuse

Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj ka kohë që ka konfirmuar lidhjen me holeistin çek, Jakub Kindl.

ShowBiz

28/01/2018 09:01

Javë më parë, Jakub dhe Afërdita u fejuan në një ambient përrallor në Çeki, shkruan lajmi.net.

Por, duket se çifti kanë vendosur që menjëherë ta kurorëzojnë dashurinë me martesë.

Afërdita këto ditë po pushon në Miami bashkë me nënën e saj dhe nga atje dha lajmin për martesën.

“Diçka e madhe po vjen…”, ka shkruar modelja në njërin postim në rrjete sociale, duke i vënë kështu emoji të nuses.

Ndërsa, në një tjetër ajo shkroi “Nuse për tu bërë”, që është sinjal se shumë shpejt do ta shohim para altarit. /Lajmi.net/