E konfirmoi vetë, por tash Milaim Zeka e quan “lajm të rrejshëm” tentim-kidnapimin e tij

Lajmi.net qysh paradite sot ka rapotuar se deputetin e Nismës, Milaim Zeka kanë tentuar ta kidnapojnë.

Lajme

28/05/2018 17:08

Rasti kishte ndodhur në rrugën B, në afërsi të EULEX-it.

Në fillim gjithë këtë situatë e kishte konfirmuar edhe Milaim Zeka.

“Rasti ka ndodhur pas orës 24:00. Dy persona ka qenë. Nuk dua që të deklarohem rreth rastit. Unë që moti kam kërcënime. Rastin e kam raportuar në polici. Unë nuk dua që të japi detaje të tjera. Flisni me policing”, kishte thënë Zeka.

Port ash deputeti i Nismës këto informacione po i quan lajme të rrejshme.

Në facebook Zeka ka shkruar se ky lajm nuk është i vërtetë.

“Lidhur me lajmin e rrejshem se gjoja dikush ka tentuar te me kidnapoi me daten 17. Lajmi nuk eshte aspak i vertete. Policia ka pasur dyshime per nje makine, rasti eshte ne polici, dhe policia po merret me te. Falenderoje Policine e Kosoves per reagimin profesional dhe korrekt”, ka shkruar Zeka në facebook.

Rastin e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Më datë 17.05.2018 është raportuar rasti nga ana e ankuesit M.Z. Rasti ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit rasti është cilësuar si ngacmim dhe policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë atë. Nga hetimi preliminar ka rezultuar se vetura nga e cila është ndjerë i shqetësuar ose i ngacmuar ankuesi, ka qenë duke u drejtuar nga një i mitur, i cili pasi është ndaluar nga policia është konstatuar se nuk ka poseduar patentë shoferi për drejtim automjeti”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë. /Lajmi.net/