E kërkonte prej 15 vitesh nënën biologjike, e zbulon se ishin kolege të punës

Një grua e moshës 40-vjeçare, kërkonte nënën e saj prej më shumë se 15 vjetësh. Ajo është Jenny Thomas nga Nju-Jorku dhe zbuloi diçka që nuk e priste.

Fun

05/03/2016 13:59

Mediat e huaja shkruajnë se gruaja ishte braktisur dhe besuar shërbimeve sociale, menjëherë pas ardhjes në jetë.

Prej vitesh, siç raporton ‘Metro’, 40-vjeçarja,  ka dëshiruar që të kishte informacion për familjen e saj dhe ëndërronte që t’i takonte për të kuptuar motivet e braktisjes.

Por, nëna e saj Nita Valdez, është një grua që ka punuar së bashku me Jenny Thomas për një kohë të gjatë në spitalin “Rochester”.

“Kur e zbulova mbeta e shokuar. E pashë për kaq shumë kohë dhe ajo nuk më la kurrë që ta kuptoja që unë isha vajza e saj”, deklaroi Jenny.

Nëna biologjike ishte vajza e një ministri të famshëm amerikan dhe familja e saj kishte turp nga shtatzënie jashtë martesore. Për këtë arsye ata vendosën që të mos e ndihmonin që gruaja të sillte  në jetë fëmijën e saj.