E kërkon e gjithë Evropa, por ja ku po transferohet De Ligt

Ajax ka vendosur ta shet Matthijs de Ligt.

Sport

19/11/2018 22:03

Ajax e di se nuk mund ta mbaj edhe për shumë gjatë Matthijs de Ligt në skuadër, andaj ka vendosur që të përfitoj një shumë të majme nga shitja e tij.

Skuadra holandeze po refuzon ta shes atë në afatin e janarit, andaj mbrojtësi do të largohet në verën e ardhshme, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona, Real Madridi, Juvetnus dhe Manchester City, janë të interesuar në transferimin e tij.

Ajax ka bërë të ditur se nuk do ta lejoj largimin e tij nën shumën e 100 milionë eurove.

Real Madrid po i prinë garës për mbrojtësin holandez, por që ka një rivalitet të madh nga Barcelona. /Lajmi.net/