E kërkojnë Roma e Juventus, transferohet në Milan (FOTO)

Milan është favorit i ri për transferimin e Franck Kessie nga Atalanta.

Merkato

26/04/2017 14:27

Milan është i gatshëm të mposht Juventusin dhe Romën në garë për transferimin e mesfushorit të Atalantas, Franck Kessie.

E përditshmja italiane “Repubblica” ka bërë të ditur se “Rossonerët” janë favorit i ri për blerjen e tij, përcjell “lajmi.net”.

Para nisjes për në Crotone, drejtuesit e Milanit do të zhvillojnë një takim me Kessie, për të negociuar transferimin e tij në San Siro. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy