E keni shkronjën “M” në pëllëmbë? Ja çfarë do të thotë ajo!

E keni këtë shkronjë në pëllëmbë? Ja çfarë do të thotë ajo për të ardhmen tuaj!

Fun

21/12/2015 16:24

Linjat në pëllëmbat e dorës që moti paraqesin “misterie” dhe shumë njerëz besojnë që e ardhmja jonë është shkruar pikërisht në to, ndërsa studimi më i ri tregoi se njerëzit të cilët në pëllëmbë e kanë të shkruar shkronjën “M” janë vërtetë të veçantë.

Në fakt, nëse e vëreni që linjat që i posedoni e formojnë shkronjën “M”, kjo do të thotë se jeni sipërmarrës i suksesshëm që posedon shpirt të mirë dhe jeni intutiv.

Po ashtu jeni shumë të sinqertë dhe nuk e doni gënjeshtrën, ndërsa për femrat me këtë shkronjë thuhet se kanë intuitë më të madhe se meshkujt me shkronjën e njëjtë në dorë.

Besohet se këtë shenjë në të kaluarën në dorë e kanë pasur shumë njerëz të njohur, në mesin e të cilëve dhe liderë botëror dhe profetë./(Zëri)