E keni ditur sa gjuhë fliten në botë?

Keni menduar ndonjëherë cili është numri i saktë i gjuhëve në botë?

Fun

03/07/2018 17:37

Derisa shumë besojnë se numri i gjuhëve në botë është 6,500, por në fakt sipas disa statistikave të vitit 2015 thuhet se ky numër është 7,100.

Edhe pse nuk mund të thuhet se cili është numri i saktë dhe të ndihemi të sigurtë, kjo ndodh – sepse ka vende të vogla të izoluara të cilat kanë zhvilluar gjuhë karakteristike për një grup të vogël njerëzish, transmeton lajmi.net

Mund të marrim shembull Guinean e Re, e cila mburret me 839 gjuhë të ndryshme.

Kjo është lista e numrit të gjuhëve sipas rajoneve:

Azia: 2,300
Afrika: 2140
Paqësori: 1,300
Amerika: 1.060
Europa: 280./Lajmi.net/