E keni ditur sa është limiti i jetëgatësisë së njerëzve?

Sipas disa studiuesve amerikan, jetëgjatësia e njerëzve mund të jetë e limituar deri në afërsisht 115 vite, shkruan BBC.

Lifestyle

06/10/2016 22:30

Konkluzionet e tyre, të publikuara në revistën Nature, janë bërë duke analizuar të dhënat nga dekada të ndryshme të jetëgjatësisë së njerëzve.

Ndër të tjera këta shkencëtarë kanë thënë që disa mund të jetojnë edhe më gjatë, deri në 125 vite, mirëpo probabiliteti është shumë i ulët.

Në përgjithësi jetëgjatësia ka pësuar rritje që nga shekulli i nëntëmbëdhjetë, kjo që nga zbulimi i vaksinës, lindje më të sigurta si dhe luftimit të sëmundjeve siç janë kanceri dhe sëmundjet e zemrës./KlanKosova