“E kemi zhgënjyer elektoratin e Vetëvendosjes”

Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në emsionin “Argument Plus”, në RTV 21,  dha intervistën e parë pas dorëheqjes nga ky post. Ai foli për krizën në këtë subjekt politik, tha se ka pak shpresa se do të shpëtojë Vetëvendosje nga ndarja.

Lajme

19/01/2018 23:45

Ymeri po ashtu pohoi se Vetëvendosje ka zhgënjyer elektoratin.

“Mendoj që e kemi zhgënjyer elektoratin, mendoj se njerëzit kanë pritë krejt diçka tjetër prej Lëvizjes Vetëvendosje edhe mendoj që shumë pak e kanë pritur se Lëvizja Vetëvendosje do të vijë deri në këtë pikë, në të cilën jemi aktualisht”, tha Ymeri.

Ai gjithashtu në këtë intervistë nuk e përjashtoi mundësinë e formimit të një partie të re, por që potencoi  se një gjë e tillë nuk është diskutuar me pjesën e anëtarëve të pakënaqur të Vetëvendosjes. Ashtu siç nuk e përjashtoi edhe mundësinë që të qëndrojë tutje në këtë subjekt politik. Ymeri deklaroi se i ka të hapura të gjitha opsionet.

YouTube player