“E kam refuzuar Man Cityn shkaku i Mourinhos” – Lajmi.net
“E kam refuzuar Man Cityn shkaku i Mourinhos”
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliPremier LeagueSport 9:16, 9 November 2018
Fred ka zbuluar se kishte një ofertë nga Manchester City, para se të joshej nga Manchester United i Jose Mourinhos verën që shkoi.

Mesfushor brazilian ishte transferimi më i shtrenjtë i Manchester United këtë verë, që për shërbimet e tij i pagoi Shakhtar Donestek 80 milionë euro.

Por, para se të vendoste për Manchester United, Fred ka qenë cak i një oferte edhe nga Manchester City i Pep Guardiolas.

“Kjo është e vërtetë, kam marrë ofertë nga City, madje kam biseduar edhe me shokët brazilian që luajnë te fqinjët tanë”, ka deklaruar Fred për FourFourTwo, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ata janë përpjekur të më bindin mua për t’u bashkuar me ta, por në fund nuk ndodhi”.

“Ishte verë, siç thash kishte oferta të tjera, përfshirë edhe United. Kam vendosur shpejtë për këta sepse mendoj se ishte gjëja e duhur”.

“Mourinho është një profesionist i madh dhe çdo lojtarit i pëlqen të punojë me një fitues siç është ai”./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO