E jashtëzakonshme: Ujkani tregon planin me lojtarët e Kosovës për himnin kombëtar

“Himni? Ai është himni ynë, moment shumë emocionues, sigurisht që e kemi kënduar të gjithë lojtarët (e Kosovës). Kam folur me shokët para ndeshjes dhe u dakorduam që ta këndojmë të gjithë”

Sport

29/05/2018 23:03

Samir Ujkani u shpreh shumë i kënaqur pas ndeshjes me Shqipërinë.

Ai deklaroi që ekipi duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Është ndeshja e katërt radhazi që e fitojmë dhe e treta radhazi që nuk pësojmë gol. Kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi Ujkani.

“Bëmë një paraqitje shumë të mirë. Nuk pata shumë punë, por duhej të organizoja ekipin dhe nuk ishte aspak e lehtë”.

“Himni? Ai është himni ynë, moment shumë emocionues, sigurisht që e kemi kënduar të gjithë lojtarët (e Kosovës). Kam folur me shokët para ndeshjes dhe u dakorduam që ta këndojmë të gjithë”, shtoi ai. /Lajmi.net/