E jashtëzakonshme: Majlinda Kelmendi në finale të Grand Prix

Majlinda Kelmendi ka siguruar finalen e madhe në Grand Prix në Uzbekistan.

Sport

09/11/2018 10:38

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmeni, ka kaluar në finale të Grand Prix.

Xhudistja nga Kosova ka arritur që më lehtësi ta fitojë përballjen gjysmëfinale ndaj spanjolles Box Perez, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Luftën ndaj Perez, Kelmendi e fitoi me ippon.

Në finale, Majlinda Kelmendi do të ndeshet me Evelyne Tschopp./Lajmi.net/