E jashtëzakonshme: Kosova U18 fiton titullin e Evropës në Divizionin C

Përfaqësuesja e Kosovës U18 në basketboll është kampione e Evropës në Divizionin C.

Sport

29/07/2018 21:29

Me një paraqitje të jashtëzakonshme, angazhim të pashoq dhe mbështetje të madhe nga tribunat, Kosova ka arritur të mposht Kombëtaren e Qipros me rezultat  73-64 në ndeshjen e zhvilluar në ‘Pallatin e Rinisë’ në Prishtinë.

Djemtë e talentuar të Kosovës, kishin një pjesë të parë të paharruar, të cilën e mbyllën me epërsi prej 19 pikëve, me rezultat 39:20.

Në pjesën e dytë, qipriotët tentuan të përmbysin rezultatin, por ishte e pamundur përpara Kosovës që mbrohej mirë dhe tregohej efikase në sulm.

Ky sukses është i madh për Kosovën, që në Kampionatin Evropian të radhës do të jetë pjesë e Divizionit B, ku do të luajë përballë kombëtareve shumë cilësore./Lajmi.net/