E jashtëzakonshme: Klitschko i kthehet boksit, ja mesazhi për Joshuan

“U zgjova në mëngjes me një zjarr në trup që më thotë “Ende Mundem”. Krejt jeni të njoftuar zyrtarisht për këtë”, ka shkruar Klitschko.

Sport

01/04/2018 10:36

Wladimir Klitschko po e mendon rikthimin në boks.

Ukrainasi ka shkaktuar “tërmet”, duke paralajmëruar rikthimin në ring, përcjellë “Lajmi.net”.

“U zgjova në mëngjes me një zjarr në trup që më thotë “Ende Mundem”. Krejt jeni të njoftuar zyrtarisht për këtë”, ka shkruar Klitschko.

Duket se Klitschkos iu shtua motivi, pas fitores së radhës që e realizoi Anthony Joshua mbrëmë. /Lajmi.net/