E jashtëzakonshme: Kjo vajzë përjeton 30 orgazma në ditë

Një vajzë e re ka rrëfyer se si është realisht të jesh e gjithmonë me epsh.

Lifestyle

07/07/2016 17:00

 

Një vajzë 22-vjeçare, identiteti i së cilës nuk është zbuluar ka rrëfyer në rrjetin social Reddit, për eksperiencën e saj si person që vuan PGAD i cili është çrregullim seksual që shkakton dëshirë të shtuar për marrëdhie seksuale.

Ajo ka thënë se përjeton rreth 30 orgazma në ditë, transmeton lajmi.net.

22-vjeçarja thotë se në moshën 8-vjeçare, kur për herë të parë kishte parë filma pornografik, kishte filluar të vuante nga kjo sëmundje.

“Mendoja që ishte normale që të ndihesha e nxitur seksualisht nga çdo situatë. Kur isha e vogël ndodhte që kur shikoja televizor me familjarët, ose kur isha në shkollë apo kudo tjetër, të ndjeja një dëshirë të fuqishme për të prekur veten. Nuk mund të ndaloja të bëja veprime të tilla as para syve të familjarëve të mi”, thotë ajo.

Në adoleshencë, kjo femër tregon se si ajo filloi të përjetonte nga 20 deri në 30 orgazma në ditë dhe këto ditë ajo i përshkruan si “të dhimbshme” dhe thotë se nuk është fare kënaqësi të arrish kaq shpesh në kulmin e kënaqësisë seksuale.

Ajo kujton: “Një natë, teksa isha shtrirë në shtratë papritmas ndjeva një epsh të paparë. Ndjenja ishte aq e fuqishme sa nuk mund të flija. Në një moment, e pash veten që isha gjakosur, pasi po e fërkoja me aq fuqi sa kisha vaginën time, deri në masën sa më nuk mund të ndjeja as dhimbjen e varrës që i shkaktova vetës. Kjo gjë zgjati gjithë natën dhe nuk munda as për një moment që të flija”, tregon ajo, transmeton lajmi.net.

“Isha aq e frustruar dhe e dija që kjo gjë nuk ishte normale. Ky ishte shpjegimi i vetëm. E dija që isha hiperseksuale, dyshoja po ashtu se mos isha nimfoniake, edhe pse në atë kohë akoma isha e virgjër”, shpjegon tutje.

Kur u bë seksualisht aktive, mendoi se problemet e saj me dëshirën e tepruar seksuale u larguan. Por, nuk ndodhi kështu.

Ajo në fakt e përshkruan vetën si një “bishë” në shtrat, të cilën asnjë mashkull nuk mund ta kënaqte.

“Asnjë mashkull nuk mund të më kënaqte në shtrat. Në një pikë të jetës sime, madje fillova ta urreja seksin sepse nuk e shijoja aspak për shkak të disa eksperiencave të këqija që kisha pasur me sëmundjen time”.

“Mendoja që kurrë nuk do të mund të gjeja dikë të cilin do ta doja dhe në të njëjtën kohë do të mund të më kënaqte seksualisht. Isha e obsesionuar pas seksit por në të njëjtën kohë e urreja atë”, tregon 22-vjeçarja.

Vetëm kur hyri në të 20-tat ajo u diagnostifikua me këtë çrregullim seksual.

“Pasi e mora vesh diagnozën, u ndjeva e lehtësuar”.

22-vjeçarja tash i nënshtrohet terapive të ndryshme dhe merr ilaçe të ndryshme, të cilat shërbejnë për të ulur dëshirën seksuale./lajmi.net