E jashtëzakonshme: Kështu ‘mashtrohen’ terroristët nga belgët (FOTO)

Kërkesa e policisë belge ndaj qytetarëve të vet për të mos shpërndarë informacione rreth bastisjeve të anti-terrorizmit në rrjete sociale, ishte pranuar më mirë se që ishte pritur.

Bota

23/11/2015 15:14

Kryeqyteti i Belgjikës është i mbyllur përderisa bastisjet vazhdojnë, dhe kësisoj ka në Twitter ka filluar edhe trendi #BrukseliËshtëiMbyllur, raporton lajmi.net.

Sidoqoftë, fotografitë e postuar në rrjete sociale nuk janë të llojit ku shihen rrugët e mbushura me kordonë të policëve, por të maceve.

Përgjigja e mahnitshme vetëm sa e ka demonstruar sensin e mirë të humorit të belgëve edhe në kohëra të krizës, pasi që ata e kanë gjetur mënyrën më kreative për ti mbështetur shërbimet policore.

Fotografitë e maceve të lezetshme fotografitë e dhunës dhe sulmeve me armë që zakonisht i shoqërojnë bastisjet anti-terroriste.

Përderisa kryeqyteti është i mbyllur për 3 ditë pasi që policia është në kërkim të Salah Abdeslam, që është edhe konspiratori kyç i sulmeve të Parisit, solidariteti dhe humori i mirë i njerëzve belg të cilët i donë macet na jep arsye të buzëqeshim edhe në kohëra të tmerrshme.

Sidoqoftë, lajmi.net i sjell për ju disa postime të qytetarëve belg prej të cilave mund të shihet sensi i tyre i mirë i humorit dhe bashkëpunimi i tyre me organet e rendit.

/Lajmi.net