E jashtëzakonshme: Beteja e Kosovës vjen si një animacion duke shpjeguar rrjedhën e ngjarjes /Video

Depërtimi i vrullshëm i osmanëve në Ballkan tronditi elitën politike drejtuese shqiptare dhe atë të vendeve fqinje. Të ndodhur përballë një armiku të përbashkët, princërit, mbretërit e fisnikët shqiptarë, serbë, bullgarë e rumunë lanë pas mosmarrëveshjet dhe grindjet e tyre dhe krijuan një koalicion antiosman.

Lajme

07/02/2018 15:42

Në të bënin pjesë personalitete të shquara shqiptarë si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti,Dhimitër Jonima, Andrea Gropa etj.

Këta, më forca të bashkuara, morën pjesë në betejën që u zhvillua në afërsi të Prishtinës, më 28 qershor 1389. Në këtë betejë të përgjakshme dhe të cilësuar si të  pabarabartë që u zhvillua ndërmjet forcave osmane dhe 40 mijë luftëtarëve ballkanas, u shqua luftëtari shqiptar,Milosh Nikolla Kopiliqi, i cili arriti të vriste Sulltan Muratin 1, shkruan lajmi.net.

E kjo betejë është shpërfaqur me një animacion tejet interesant nga kanali “King And Generals” që në shqip do të thotë Mbretërit dhe Gjeneralët.

Shkurtimisht, në këtë animacion përshkruhet kjo luftë dhe spjegohet rrjedha e ngjarjes që nga vrasja e liderit të forcave serbe në këtë luftë, Lazar Hrebeljanoviq, e deri tek kundërthëniet mes palëve të përfshira, për triumfuesin e kësaj beteje.

Në këtë video përshkruhet se nga burimet historike të para të ardhura për këtë luftë është përfolur për një fitore të forcave ballkanase të udhëhequra nga ushtritë serbe, mirëpo më vonë burime të tjera flisnin për një fitore të forcave Osmane.

Tutje, ky animacion përshkruan se dy beteja të tjera i kishin paraprirë kësaj beteje të madhe të quajtur si “Beteja e Kosovës” , e ato ishin Beteja e Maricës më 1371 dhe Beteja e Ploçnikut në Serbi më 1387./Lajmi.net/