E jashtëzakonshme: Arbër Zeneli te klubi i njohur nga Serie A

Arbër Zeneli pritet të ndryshoj skuadër në këtë afat kalimtar të janarit.

Sport

03/01/2019 12:46

Arbër Zeneli po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, andaj shumë skuadra e duan transferimin e tij.

Talenti kosovar po luan aktualisht te Heerenveen, ndërsa këta të fundit janë të gatshëm ta shesin atë, përcjell lajmi.net nga ‘Football Oranje’.

Fenerbahce, Galatasaray dhe Fiorentina janë të interesuara për transferimin e Zenelit.

Skuadra italiane po i prinë garës, pasi edhe talenti kosovar dëshiron ta testoj veten në Serie A. /Lajmi.net/