E jashtëzakonshme: 99.6 për qind e islandezëve e kanë ndjekur ndeshjen ndaj Argjentinës

Islanda padyshim se është zbulimi dhe befasia më e madhe e futbollit në vitet e fundit.

Sport

18/06/2018 16:37

Kombëtarja e Islandës pas një kampanje tejet të suksesshme në Kampionatin Evropian në Francë në vitin 2016, ka filluar të mahnit edhe në botërorin e Rusisë.

Në ndeshjen hapëse në botëror, Islanda ka arritur të marrë një pikë kundër Argjentinës së Lionel Messit, që cilësohet edhe favorite për të fituar Kupën e Botës.

Ndeshjen mes Argjentinës dhe Islandës, në vendin e këtyre të fundit e kanë ndjekur pothuajse të gjithë banorët.

Nëpërmjet një postimit në rrjetin social Twitter, Federata e Futbollit të Islandës, ka njoftuar se 99.6 për qind e njerëzve që ishin duke shikuar televizionin gjatë kohës kur Islanda po luante, ishin duke e ndjekur ndeshjen.

Kujtojmë se Islanda ka 337 mijë banorë./Lajmi.net/