E gjuan babain me vazo lulesh në Pejë, ndërhynë shteti

Pas një zënke në mes të familjarëve në Pejë, një anëtarë i familjes ka përfunduar ën paraburgim.

Lajme

18/05/2017 12:54

I biri e gjuajti me vazo lulesh, nuk e lëndoi shumë, por prindi nuk ia fali. E lajmëroi Policinë e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që, dyshohet se i njëjti ka sulmuar viktimën  (babin e tij) duke e gjuajtur me një vazo lulesh, për pasojë viktima ka pësuar lëndime të lehta”, njofton Policia, raporton lajmi.net.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar si ‘dhunë në familje’. /Lajmi.net/