E gjithë Prishtina po flet për përçarje në VV në mes të grupit të Kurtit dhe Molliqajt, përgjigjet ky i fundit

Kohëve të fundit në opnion, apo kryesisht në rrethet e njerëzve të politikës dhe medias është duke qarkulluar një informatë se brenda Lëvizjes Vetëvendosje, prej shumë javësh ka një përçarje në mes të dy grupeve më të fuqishme. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin grup të ish-sekretarit Dardan Molliqaj, dhe grupin e ish-kryetarit të kësaj partie Albin Kurti.

Lajme

18/11/2017 16:40

Për këtë temë për herë të parë mbrëmë ka folur edhe njëri prej akterëve kryesor të përfolur për këtë përçarje. Deputeti Dardan Molliqaj, i ftuar në televizionin Dukagjini, është pyetur nga gazetari Ermal Panduri, dhe ish-sekretari i VV’së, nuk e ka mohuar të flasë për këtë. Bile edhe ai vet e ka pranuar se ka dëgjuar se kjo çështje tanimë po flitet gjërë e gjatë në qytet, shkruan gazetametro.net.

Megjithatë, ai e ka mohuar të ketë prishje të raporteve të tij me Kurtin. Ka thënë se edhe kjo mund të jetë sikurse kohë më parë që është thënë se Dardani ka raporte të këqija me Shpend Ahmetin.

“Më herët thonin se Dardani ka raporte të këqija me Shpend Ahmetin, e tash po thonë se që është prish me Albin Kurtin e po e mbështetë Shpendin”, ka thënë Molliqaj.

Në fakt, është pikërisht kjo ajo që po fliet në rrethet mediale dhe politike. Zërat që qarkullojnë në këto rrethe thonë se ish-sekretari Molliqaj, me një grup relevant të aktivistëve të Vetëvendosjes, duke përfshirë edhe Frashër Krasniqin, tanimë ndajnë qëndrime krejtësisht të kundërta se çfarë rruge duhet të ndjekë subjekti i tyre.

Ndërsa, e vetmi element i qartë që mund të thuhet se është vërejtur në opinion e që do të mund ta dëshmonte këtë përqarje, është rasti i protesës në përvjetorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari. Në këtë protestë një grup i aktivistëve sulmoi me gurë dhe ngjyrë objektin e qeverisë së Kosovës, dhe nuk shkoi gjatë e Vetëvendosje u distancua zyrtarisht nga ky veprim. Por kjo nxiti një reagim tjetër, dhe një grup i aktivistëve të kësaj partie publikisht u distancuan nga distancimi i VV’së ndaj kësaj forme të protestës. Bile ata këtë reagim edhe e emërtuan ‘Distancim nga distancimi.

Edhe pse Molliqaj në përgjigjen e tij e mohi se ka përqarje, në rrethet e ngushta që diskutohet kjo temë e që pretendojnë të kenë informata të dorës së parë nga ajo që po ndodhë në këtë parti, thonë se ndarja që për momentin dihet vetëm brenda subjektit, pas zgjedhjeve do të eskalojë dhe do të jetë publike edhe para opinionit. /gazetametro.net