E gjithë Evropa pas Arbër Zenelit

Arbër Zeneli mund të bëjë lëvizjen më të madhe në karrierën e tij.

Sport

30/11/2018 14:19

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës u ka shkelur syrin disa skuadrave të mëdha pas paraqitjeve të mira me Heerenveen në Holandë dhe Kosovën në Ligën e Kombeve.

Zeneli ka qenë ndër më meritorët në suksesin e Kosovës në Ligën e kombeve, duke shënuar tri gola në sfidën finale ndaj Azerbajxhanit, e fituar 4:0 nga ‘Dardanët’ në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Paraqitjet e Zenelit nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga skuadrat e mëdha të Evropës.

‘Corriere Dello Sport’ raporton se Ajax, PSV, Fiorentina dhe PSV, kanë shprehur interesim për 23 vjeçarin, përcjell ‘lajmi.net’.

Zeneli është pjesë e Heerenveen që nga viti 2016, dhe në 71 paraqitje ka shënuar 14 gola./Lajmi.net/