E gjithë bota po flet për të, Kylie Jenner bën ndryshimin e papritur
Kylie Jenner gjatë ditës së sotme ka qenë kryetemë e medieve rozë, për shkak të thyerjes së rekordit që mbante në Instagram.
ShowBiz
Kylie Jenner është komentuar shumë gjatë ditës së sotme, për një rekord, të cilin ia theu një fotografi e një veze, shkruan lajmi.net.
Modelja e njohur pas këtij lajmi kishte reaguar duke publikuar një video me një vezë, të cilën e hedh në rrugë.
Pas këtij postimi, Kylie publikoi edhe një fotografi, në të cilën u shfaq me flokë të zeza, ndryshim ky që befasoi të gjithë.
Kujtojmë që Kylie Jenner është në lidhje me Travis Scott dhe së bashku kanë një vajzë, që e pagëzuan Stormi. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/BsmSvkIHU23/