E gjithë bota e Adelina Ismailit në një foto

Adelina Ismaili është emër shumë i dashur për publikun, që për vite me radhë ka publikuar hite, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.

ShowBiz

13/11/2018 12:39

Adelina Ismaili vitet e fundit është fokusuar më shumë në jetën private, sidomos në rritjen e djalit, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në Instagram një imazh të ëmbël të Uliksit të vogël.

“Gjithçka”, ka qenë mbishkrimi që ajo i ka lënë fotos, duke nënkuptuar se ai është e gjithë bota për të.

Kujtojmë që “T’iqja” është projekti i fundit nga Adelina Ismaili, këngë që u prit mirë në publik. /Lajmi.net/