E gjeti i ati të vdekur, zbulohet arsyeja pse 13 vjeçari shqiptar vrau veten

Këtë pasdite të hëne në fshatin Fitore të Novoselës (Vlorë) trupi i pajetë i një fëmije 13 vjeçar u gjet fare pranë shtëpisë së tij.

Lajme

10/09/2018 20:50

Trupin e të birit e gjeti babai, i cili lajmëroi policinë menjëherë. Autoritetet lajmëruan se ngjarja kishte ndodhur për shkak të një incidenti, fëmija kishte qëlluar aksidentalisht veten.

Por tanimë, mësohet se e vërteta qëndron ndryshe. 13 vjeçari me inicialet M. A ka vrarë veten. Shkak për vetëvrasjen e fëmijës është bërë një sherr që ai ka patur me prindërit e tij, të cilët e kanë qortuar pasi i mituri ka lëvizur makinën pa lejen e tyre.

Arsyeja pse 13-vjeçari i dha sot fund jetës në Vlorë dyshohet se ishte pasi debatoi me prindërit se lëvizi makinën pa leje. I riu e ka qëlluar veten pranë stanit që familja përdorte për bagëtinë. Ende mbetet mister sesi arriti të gjente armën fëmija.