E gjen gruan përmes një emisioni televiziv, dy vjet pasi mendoi se e varrosi

Abragh Mohamed, tha se ishte e pabesueshme kur pa që gruaja e tij është ende gjallë, dy vite pasi ai e kishte varrosur pas një aksidenti që kishte pësuar.

Fun

11/03/2016 15:01

Dy vite pas vdekjes së saj, familjarët u ulën për të shikuar një emision televiziv.

Ky emision kishte për qëllim që t’i bashkonte familjarët dhe njerëzit të cilët kishin humbur kontaktet.

Në atë moment lajmërohet edhe gruaja e Mohamed, e cila prezanton emrin e saj, të burrit, ish adresën dhe e la një numër kontaktues.

Familjarët e gruas që e dinin se jo kishte vdekur u tmerruan nga ky fakt, pasi ata e kishin varrosur.

“Unë nuk e di kë kemi varrosur, siç duket kemi varrosur një trup tjetër përderisa gruaja ime ishte gjallë”, tha Mohamed.

Policia ka thënë se mendohet se gruaja ka humbur kujtesën e saj pas aksidentit, kështu që ajo nuk u bë e gjallë për dy vite. Megjithatë policia ende po vazhdon ta hetojë rastin./Lajmi.net