E gënjeu policinë se i kishin vjedhur para, kështu e pësoi 23-vjeçari nga Istogu

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti kishte gënjyer se i kishin vjedhur rreth 900 euro.

Lajme

14/02/2019 14:55

Të martën një 23-vjeçar me inicialet E.U., nga fshati Kaliqan i Istogut kishte njoftuar Policinë se duke e mbyllur lokalin e tij “bastore sportive”, një person i pa njohur e kishte goditur, me ç’rast nga viktima E.U. kanë marrë 877.00 euro, shkruan lajmi.net.

Njësitet përkatëse të policisë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe lidhur me rast është informuar prokurori i shtetit për të koordinuar veprimet hetimore.

Gjatë zhvillimit të hetimeve nga hetuesit e stacionit policor Istog, është vërtetuar- zbuluar se personi E.U. ka paraqitur rrejshëm veprën penale të cilësuar si ‘Vjedhje e rëndë’.

I njëjti gjatë intervistimit nga hetuesit ka pranuar se shumën e parave të cekura, i kishte humbur duke luajtur në sistemin e lojërave të fatit dhe nuk i kishte marrë askush.

I njëjti, nga personi viktimë për veprën ‘ Vjedhje e rëndë’, tani është i dyshuar  për veprën penale

‘ Deklarim i rremë’, dhe me vendim të prokurorit shtetit është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/