E futë Galaxy S6 në Coca-Cola për 2 minuta, rezultati do t’ju habisë (Video)

Përkundër faktit se shumë celularë që ndodhen aktualisht në treg premtojnë aftësi të papërshkrueshme nga uji, shumica e njerëzve përpiqen që të shmangin kontaktin e celularit me ujë.

Auto & Tek

25/08/2015 14:12

Megjithatë, dikush ka qenë shumë kureshtar ta mësojë nëse celulari do të shpëtojë jo në ujë, por në Coca-Cola.

Për të testuar aftësitë e Samsung Galaxy S6, një përdorues në YouTube ka futur celularin në Coca-Cola për 2 minuta, transmeton Lajmi.net.

Më parë ai e kishte testuar atë me ujë, dhe përveç humbjes së funksionalitetit në butonin kryesor, ekrani nuk ishte dëmtuar.

Çuditërisht, pasi futet në lëng me sheqer për 2 minuta, S6 punon përsëri njëjtë – këtë nuk e ka pritur as ai vetë.

Shikojeni: