E fut gjarprin nën pantallona për ta marrë në aeroplan, kapet nga sigurimi

Një 43-vjeçar u kap me një gjarpër poshtë pantallonave të tij ndërsa donte të udhëtonte me avion në prag të Krishtlindjes.

Fun

17/01/2019 10:12

Pasagjeri u ndalua nga sigurimi, i cili më pas vëri re një fryrje të madhe në pantallonat e tij në aeroportin Berlin-Schönefeld, transmeton lajmi.net.

Sapo u pyetën për të zbuluar atë që po fshihej, ai nxori një gjarpër të llojit boa, 40 cm të gjatë, e cila ishte e mbështjellë me një qese të vogël leckash.

Ai njoftohet se po përpiqej të kontrabandonte zvarranikun në një fluturim në Izrael.

Udhëtari nuk ishte në gjendje të siguronte dokumente mbështetëse, ku si rezultat iu konfiskua gjarpri.

Rasti është përshkruar nga punonjësit e aeroportit si situatën më të çuditshme të përjetuar përgjatë vitit 2018. /Lajmi.net/