E fundit nga Italia: Berisha kryen testet mjekësore me klubin e njohur të Series A

Portieri i përfaqësueses shqiptare, Etrit Berisha, do të luajë në një ekip të ri në sezonin e ardhshëm.

Sport

11/06/2018 10:49

 

Mediat italiane kanë bërë të ditur se pavarësisht paraqitjeve të tij shumë pozitive, Atalanta ka vendosur të shesë portierin shqiptar dhe brenda pak orësh është gjetur edhe sistemimi i tij, në një tjetër skuadër të Serisë A.

Sipas të përditshmes “Secolo XIX” të qytetit të Xhenovës, portieri do të veshë fanellën e Sampdorias në sezonin e ardhshëm.

Akordi mes palëve është arritur dhe të gjithë duken të kënaqur me këtë zgjidhje që i garanton Sampdorias një portier të fortë pas largimit të Vivianos, si dhe Berishës mundësinë e aktivizimit si titullar në një klub me emër.

Marrëveshja është arritur dhe vetëm vizitat mjekësore, të cilat do të kryhen sot, ndajnë palët nga firma në kontratë dhe zyrtarizimi i këtij transferimi.

Bashkë me Etrit Berishën, në Xhenova presin edhe Valon Berishën, i cili do të transferohet në radhët e klubit italian nga Salcburgu.