E fundit: Mustafa është në vetëdije të plotë, nesër udhëton jashtë vendit për diagnostikim

“Ish kryeministri i vendit dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është aktiv dhe në vetëdije të plotë por është jashtë aktivitetit fizik. –z.Mustafa nesër ose ditëve në vazhdim pritet të udhëtojë për trajtim të diagnostikimit në një ekzaminim jashtë vendit, për të eliminuar dyshimet e gripit”.

Lajme

14/01/2018 23:39

Kështu ka thënë për Radio Dukagjinin, Besnik Berisha, këshilltar i lartë i ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Berisha thotë se me dëshirë të familjes së z.Mustafa pritet që dyshimet të hiqen në një tretman jashtë vendit për të cilin Mustafa ka gjasë të udhëtojë nesër.

Ndërsa sot, më herët, për gjendjen shëndetësore të ish-krymenistrit Mustafa ka reaguar edhe qeveria e Kosovës.

Me anë të një njoftimi thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Haradinaj janë me familjen Mustafa për t’i ofruar mbështetjen dhe përkrahjen për shërimin e shpejt të ish-kryeministrit Isa Mustafa.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Haradinaj janë me familjen Mustafa për t’i ofruar mbështetjen dhe përkrahjen për shërimin e shpejt të ish-kryeministrit Isa Mustafa. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e z. Mustafa”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.