E fundit: ISIS do të sulmojë edhe aeroporte tjera këtë javë

Një llogari në rrjetin social Twitter  e që është pro të ashtuquajturit shtet islamik (ISIS) ka kërcënuar me sulme tjera që do të ndodhin në fillim të javës.

Bota

01/07/2016 22:54

Sipas kësaj llogarie, kërcënimet janë drejtuar drejt aeroplaneve që nisen nga Heathrow drejt Amerikës dhe kanë paralajmëruar po ashtu se pajisje shpërthyese do të vendosën ose  në aeroportet e Heathrow apo në LAZ, e JFK, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.

Kërcënimi u zbulua nga Grupi Inteligjencës  SITE- organizatë udhëheqëse joqeveritare në botë kundër terrorizmit joqeveritarë.

Grupi drejtohet nga themeluesja Rita Katz, e cila ka gjurmuar dhe analizuar terrorizmin global dhe rrjetet e xhihadit për gati dy dekada. Sulmi i fundit nga ISIS ishte në aerportin Ataturk në Stamboll ku mbetën të vdekur mbi 40 persona dhe qindra të plagosur./Lajmi.net

35D4BF8D00000578-3670535-image-m-7_1467404731453 2F40C4B000000578-0-image-a-11_1467400173052