E “fshin” krokodili teksa nxirrte topin e golfit nga uji

Zyrtarët e parkut kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut kanë treguar se kafsha vrastare e ujit e rrëmbeu të riun Jacques van der Sandt duke u zhdukur nën ujë.

Bota

04/12/2014 22:36

Një 29-vjeçar u vra nga një krokodil teksa donte të kapte topin e golfit në liqenin Panic në Afrikën e Jugut.

Sipas The Guardian, ngjarja ndodhi gjatë një kampionati golfi ditën e mërkurë. Zyrtarët e parkut kombëtar Kruger thanë se kafsha e ujit e rrëmbeu të riun Jacques van der Sandt dhe mw pas u zhduk  nën ujë.

Si transmeton Shekulli, rojet e parkut e vranë krokodilin pas një kërkimi dyorësh natën e së mërkurës. Trupi i të riut, i biri i një punonjësi të parkut, fatkeqësisht u gjet i pajetë dhe i dëmtuar thuajse i gjithi.

Një zyrtar i policisë tha se Van der Sandt u sulmua teksa ai dhe një mik i tij ishin duke u përpjekur të rimerrnin topin e rënë në ujë pak larg bregut të liqenit.