E frikshme, vajza e vetme luan në ballkonin e katit të katërt me kukullën e saj

Ky është momenti mjaft i frikshëm kur një vajzë e re po luante me një kukull në një ballkon në katin e katërt të një ndërtese.

Fun

08/11/2018 10:44

Dëshmitarët kapën incidentin në kamera në vendpushimin bregdetar të Vina del Mar në rajonin qendror kilian të Valparaisos.

Vajza mund të shihej në një ballkon pranë një dritareje të hapur, duke luajtur rreth e qark dhe duke hedhur sytë mbi ballkon, transmeton lajmi.net.

 

Dëshmitarët e filmuan incidentin nga një spital i vendosur përballë ndërtesës.
Një burrë me emrin Manuel, i cili ishte në spital me djalin e tij duke pritur për të parë një mjek, tha se vajza ishte mjaft lartë.

Ballkoni nuk ishte i rrethuar me rrethoja dhe vajza herë pas here shikonte poshtë së bashku me kukullën e saj.

Një mjek i spitalit e pa vajzën dhe menjëherë thirri policinë.

Manuel tha: ‘Ka pasur njerëz me vajzën (brenda banesës) duke përfshirë edhe nënën e saj, por ajo me sa duket po fliste në telefon.’

Është e paqartë se sa kohë vajza e re po luante në ballkon, por Manuel tha se ishte për disa minuta.

Nuk është raportuar nëse autoritetet lokale po hetojnë incidentin. /Lajmi.net/