E frikshme: Shpërthen iPhone X, lëndohen shtatë persona

Kohët e fundit ka ndodhur një incident mjaft serioz në një dyqan të Apple, në Kairo.

Auto & Tek

16/01/2018 18:02

Një punonjës deri sa po rregullonte një Iphone X, sipas një ankese të përdoruesit të tij për tejnxehje, i kishte shpërthyer duke lënduar shtatë persona që gjindeshin afër tij.

Lëndimet ishin të lehta megjithatë ky shpërthim po të ndodhej në xhepin e përdoruesit, me siguri lëndimet do të ishin shumë të mëdha.

Punëtorët e dyqanit të Apple, evakuuan rreth 50 klient që ndodheshin në të në momentin e shpërthimit.

Specialistët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kajro morën pjesë të baterisë dhe pajisjen për të zbuluar se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Në vendngjarje kishte disa automjete emergjente ku shtatë personat morën ndihmë mjekësore./Indeksonline/