E FRIKSHME: Momenti kur ‘Balenat Vrasëse’ ndjekin pas anijen e peshkatarëve |VIDEO|

Sipas përshkrimit të videos që ata kanë publikuar në Youtube; dy peshkatarët ishin rreth 5 milje larg bregut të detit kur për herë të parë ata i kishin vërejtur këto krijesa të cilat po lëviznin poshtë anijes së tyre. Por ata nuk e kishin idenë se çka ishin ato deri në momentin kur 'Orkat' u afruan disa hapa larg tyre.

Fun

16/09/2015 08:41

Përderisa ishin duke peshkuar në brigjet e San Diegos gjatë ditës së enjte të javës së kaluar, dy peshkatarëve ju ndodhi diçka e çuditshme kur papritur para tyre u shfaqën një familje e ‘balenave vrasëse’.

Sipas përshkrimit të videos që ata kanë publikuar në Youtube; dy peshkatarët ishin rreth 5 milje larg bregut të detit kur për herë të parë ata i kishin vërejtur këto krijesa të cilat po lëviznin poshtë anijes së tyre. Por ata nuk e kishin idenë se çka ishin ato deri në momentin kur ‘Orkat’ u afruan disa hapa larg tyre.

Përndryshe ‘balenat vrasësse’ apo siç njihen edhe me emrin ‘Orkat’ dhe i takojnë famijles së delfinëve jetojnë në grupe deri në 30 sosh – edhe pse njihen me emrin ‘balenat vrasëse’ ato në të vërtetë nuk janë fare të rrezikshme kundrejt njerzve, e assesi nëse ato bien në kontakt me ta kur janë në egërsi, pra në ambientin e tyre natyrorë. Por, me siguri se këta peshkatarë ishin tmerruar dhe secili nga ne do të tmerrohej duke pasur parasysh madhësinë dhe fuqinë e tyre, ku me një lëvizje mund të përmbysnin varkën e peshkatarëve.
/lajmi.net

YouTube player