E frikshme: Fantazma këndon së bashku me vajzën e vogël (Video)

Një video alarmuese ka marr vëmendjen e mijëra personave në momentin që është publikuar në YouTube nga Daniel Garret.

Fun

03/09/2015 14:39

Vajza e tij 4 vjeçare, ishte duke e filmuar veten në telefon teksa po belbëzonte në shtratin e saj herët në mëngjes, para se të shkonte në dhomën e tij.

Sipas DailyStar, kur babai i saj Daniel po e shikonte videon më vonë, mund të dëgjonte një zë të thellë mashkulli në sfond, teksa vajza e tij vazhdonte të bënte zëra të lartë tonimi.

Po ashtu, në video shihet qartë se si  në shtratin ku ishte vajza, mbulesa e saj filloi të lëvizte, transmeton lajmi.net.

Në videon e postuar, Daniel thotë “ Ajo po belbëzonte si një fëmijë që është, e kur pauzon ju mund të dëgjoni një zë mashkulli që këndon së bashku me të, ndërsa mbulesa e shtratit fillon të lëvizë, e po ashtu në fund dëgjohet një zë teksa thotë “, Je shumë qesharake”.

Daniel tha se jetojnë të vetëm në shtëpi, vetëm ai dhe vajza e tij dhe asnjëherë më parë nuk i kishte ndodhur diçka e tillë./lajmi.net.

YouTube player