E frikshme, e fut djalin në lavatriçe dhe qesh me të /VIDEO

Një foto e foshnjës e futur në maqinë dhe tronditi të gjithë ata që e shihnin atë. Incidenti ndodhi në qytetin polak Radom, dhe policia hetoi rrethanat e incidentit.

Fun

23/08/2018 08:28

Një foto shqetësuese tregon një burrë që e ka futur fëmijën dy vjeçar në maqinën larëse dhe pastaj qesh me të, derisa fëmija ishte jashtëzakonisht i frikësuar, transmeton lajmi.net.

Djali, fatmirësisht, nuk u lëndua dhe policia nisi një hetim mbi abuzimin e fëmijëve.

E gjitha filloi kur nëna 21-vjeçare e la djalin në kujdesje tek një mik Adam.

Video shokuese u lëshua në rrjetet sociale nga një adoleshent tjetër, Mateusz S. 19 vjeç. Policia arrestoi menjëherë Adama dhe Mateus.

Por përveç këtij incidenti, policia gjeti një foto ku djali dy-vjeçar ka një cigare në gojën e tij, e cila ishte publikuar në rrjetet sociale. /Lajmi.net/