E fitoi Ligën e Kampionëve me Bayernin, tani befason me skuadrën e re (FOTO)

Mbrojtësi brazilian, Dante, është bërë me skuadër të re.

Sport

22/08/2016 23:27

32 vjeçari ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Francë, te skuadra e Nice.

Skuadra franceze ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Wolfsburgun për transferimin e Dantes, për kartonin e të cilit kanë paguar dy milionë euro, përcjell Lajmi.net.

Dante para se të transferohej te Wolfsburg, ka veshur për tre sezone fanellën e Bayern Munich, me të cilën skuadër ka fituar edhe Ligën e Kampionëve.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.