E fitoi Championsin, Modric i shkurton flokët

Luka Modric e ka bërë një sakrificë të madhe, pasi e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve me Real Madridin. Mesfushori kroat ka vendosur t’u japë fund flokëve të gjatë.

Sport

25/05/2014 21:09

Luka Modric e ka realizuar një premtim që e kishte bërë më parë. Mesfushori kroat i ka prerë flokët, pasi e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve me Real Madridin.

Berberi i tij, Miguel Siero e ka postuar një fotografi në rrjete sociale, duke e prezantuar Modricin, që duket me flokë të shkurta, ndryshe nga ato që i kishte deri tash.

Siero bën me duar, duke i improvizuar gërshërët, pasi ia preu flokët ish futbollistit të Tottenhamit.

Siero gjithashtu është frizer personal edhe i yllit portugez, Cristiano Ronaldo.